Vrasja e Klodianit, avokati: Policia ndihmoi efektivin me tre reagimet kontradiktore

0 318

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka sjellë reagime të shumta, por edhe protesta. Avokati Elis Bilali, thotë se Policia e Shtetit për këtë ngjarje të rëndë ka dhënë tre reagime, të cilat janë kontradiktore.

”Ka pasur disa reagime zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërmjet këtyre reagimeve të gjitha kanë qenë kontradiktore. Fillimisht pati një reagim fillestar, pastaj një reagim të dytë dhe të tretë, ku policia e shtetit deklaroi se punonjësi i policisë është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza vrasje në kapërcim të mbrojtës së nevojshme”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, avokati tregoi edhe ligjin e përdorimit të armës nga ana e policit. Sipas tij, punonjësi i policisë mund të qëllojë me armë zjarri ndaj një qytetari vetëm në rast rreziku dhe mund ta qëllojë në pjesën e poshtë të trupit.

“Kompetencat e Policisë së Shteti, përdorimi i armës janë të rregulluara dhe të sanksionuara në ligjin për Policinë e Shtetit. Po kështu, në vendimin e Këshillit të Ministrave që ka parashikuar dhe procedurën për përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e policisë. Edhe ligji në policinë e shtetit dhe VKM-ja e ka të përcaktuar qartë. Nëse do të marrim në analizë dinamikën e publikuar në media, konsistojmë faktin që nuk ka qenë fare të justifikuara veprimet e punonjësit të Policisë së Shtetit. Ne vlerësimin tim, Policia e Shtetit e ka ndihmuar duke ngritur paraprakisht akuzën e vrasjes në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Në rastin konkret akuza duhet të ishte vrasje me dashje, sepse është vetë ligji për Policinë e Shtetit dhe vendimi i Këshillit të Ministrave që e përcakton në mënyrë të qartë se arma përdoret vetëm në rast se punonjësi i policisë është përpara një rreziku eventual, të mundshëm. Përdorimi i armës përdoret vetëm pasi ai përdor një protokoll të caktuar. Thërret ndal, ndal Policia e Shtetit dhe në momentin ky rrezik i mundshëm i rrezikon jetën ai përdor armën, duke synuar pjesën e poshtë të trupit të njeriut”, u shpreh ai për ”Euronews Albania”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.