Vrasja e Klodianit, ekspertë gjermanë për ecurinë e hetimeve

0 306

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë ngushëllimi paraditen e së dielës në shtëpinë e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i vrarë nga Policia e Shtetit. Pas vizitës ministri Çuçi ka refuzuar të japë një prononcim për mediat ndërsa ka rënë në sy mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Pas hekurave është lënë efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj ndërkohë që hetimet kanë mbetur peng i pistoletës së gjetur shumë pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani hetuesit nuk kanë siguruar gjurmë të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që mund ta kenë hedhur armën në një pellg me ujë në zonën ku mbeti i vrarë i riu.

Gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një takim mes grupit hetimor dhe ekspertëve gjermanë që asistojnë pranë policisë shqiptare për ecurinë e hetimeve. Po shikohet mundësia që pistoleta mini-glock të dërgohet në një laborator të huaj për ekzaminime më të detajuara. Prokuroria po verifikon pamjet e dhjetëra kamerave të sigurisë për të parë nëse arma është hedhur aty nga ndonjë person, apo është lënë qëllimisht nga dikush pas ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.