Vrasja e Prek Tonaj në Shkodër, gjykata vendos burg 35 ditë për të dyshuarin

0 179

Ka dalë ditën e sotme para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, 30-vjeçari Eduart Kësolla, i cili akuzohet për vrasjen e Prek Tonaj në Shkodër.

Mësohet se trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg 35 ditë për 30-vjeçarin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive gjakmarrje. Në seancën gjyqësore, Kësolla nuk ka folur, ndërsa avokati mbrojtës i tij kërkoi që prokuroria të dorëzojë prova evidente që implikojnë 30-vjeçarin në vrasje.

Eduart Kësolla, banues në Grudë e Re, u arrestua ditën e hënë dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarjeje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.