Vrasja e Shkëlzen Kastratit, dalin në dritë detaje të reja

0 329

Kush e vrau Shkëlzen Kastratin në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, në Fier? Detaje të tjera kanë dalë në dritë, tre ditë pas ngjarjes së rëndë. Mësohet se makina tip “Range Rover” rezulton e vjedhur pak muaj më parë në Greqi. Policia nuk ka zbuluar ende mënyrën se si ajo është futur në territorin shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme, policia e Fierit ka sekuestruar në Kamëz një automjet për të cilin dyshohet se autorët janë larguar pasi dogjën mjetin. Kontrollet për persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje janë kryer edhe Durrës, periferitë e Fierit dhe në disa zona të Vlorës.

Janë 7 ose 8 persona që janë shoqëruar. Njëri prej të shoqëruarve është dhe pronari i makinës në Kamëz. Të gjitha veprimet dhe në Tiranë e Durrës Vlorë e Fier janë bërë nga drejtoria vendore e Fierit. Makinës që dyshohet se kanë ndihmuar autorët te largohen. Është identifikuar nga kamerat e sigurisë

Makina e sekuestruar në Kamëz është tip ”Audi”. Është shoqëruar pronari i makinës në të cilën ishte e regjistruar. Ai ka deklaruar se makinën e ka shitur tek një tjetër person në Kamëz pa një akt noterial. Pas deklaratës është lënë sërish i lirë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim personin që i është shitur makina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.