Vrasja në Vlorë, viktima me 3 mbiemra

0 295

Personi i vrarë në Vlorë u identifikua nga Policia si Tauland Gjikaj, 31-vjeç, sipas kartës së identitetit që iu gjet në trup, bashkë me një armë zjarri. Gjikaj më parë ka përdorur emra të tjerë. Ai është në fakt Taulant Manaj, por që ka përdorur edhe mbiemrin Beqiraj, djali i një ish-efektivi policie.

Në shkurt të vitit 2017, ai është arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me pesona të tjerë. Por edhe pse fillimisht u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë duke e dërguar në “arrest shtëpie”.

3 muaj më vonë, ai u arrestua përsëri pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte në arrest shtëpie, si dhe iu gjetën në zotërim armë dhe municione. Por përsëri, Gjykata e Vlorës dha të njëjtën masë sigurie, “arrest shtëpie” për personin me tre mbiemra (Manaj, Beqiraj dhe së fundmi Gjikaj).

Vendimi i atëhershëm i gjykatës u kritikua nga Ministria e Brendshme që e quajtur të padrejtë lënien në “arrest shtëpie” të një personi përsëritës të veprave penale dhe me rrezikshmëri të lartë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.