Vrau gabimisht shokun, i riu “shpërthen” në lot dhe braktiset nga familja. Gjykata e lë në burg

0 353

”Arrest me burg” dha Gjykata e Shkodrës për 23-vjeçarin Stjuar Smakaj, autori i vrasjes së Gledis Krajës. 23-vjeçari është shfaqur i penduar në seancën e kësaj të enjte dhe nuk ka mundur të flasë, pasi ka “shpërthyer” në lot.

Avokati i tij, Elvis Alivodaj ka deklaruar para trupës gjykuese se autori dhe viktima ishin miq të ngushtë. Në ambientet e brendshme të gjykatës, por edhe jashtë saj nuk ishin të pranishëm familjarët e 23-vjeçarit.

Stjuart Smakaj, më 17 gusht vrau gabimisht shokun e tij Gledis Kraja. Smakaj i cili tashmë është arrestuar, mori automatikun, për ta zbrazur mbi një pronar mobilerie, Denis Halili, pas një sherri që pati me të. Por, një prej 18 plumbave goditi Krajën në shpatull, duke i shkaktuar më pas vdekjen.

Në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebastiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.