Vriten dhe groposen vëllezërit Olldashi, dëshmitari: Pashë vetëm një dorë jashtë

0 392

Në një kohë që Shqipëria është e gjithë në protestë për vrasjen e të riut nga Policia e Shtetit, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë herë në Maliq. Një vrasje e dyfishtë është regjistruar në Maliq. Dy vëllezërit, Andrea dhe Martin Olldashi janë gjendur të vrarë me armë zjarri, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, në fshatin Zvirinë të Maliqit. Dy personat rezultojnë me precedentë penalë. Andrea Olldashi ka qenë disa herë me burg për vjedhje, kryesisht banesash.

Sipas denoncimit të familjarëve, prej tre ditësh vëllezërit nuk ktheheshin në banesën e tyre. Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën. Janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje. Këto dy emra nuk janë të panjohur për policinë pasi në vitin 2012 janë akuzuar se i kanë vendosur tritol një lokalit të Gjergji Lekës, ish-futbollist. Vetë futbollisti Leka ka deklaruar se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi. Konflikti ka nisur pasi pronarit të lokalit që ndodhet në Pogradec dy të rinjtë i kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash, 4 mijë euro, duke i ushtruar presion.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia e Pogradecit arrestoi vëllezërit Olldashi të dyshuar si autorët kryesorë të ngjarjes, por i liroi ata pas tre ditësh për mungesë provash. Punonjësi i ujësjellësit të fshatit Zvirinë, ka qenë banori që ka gjetur trupat e pajetë të vëllezërve Olldashi. “Unë i kam gjetur të dy viktimat. Duke shkuar nga kjo rrugë që shkoj përditë konstatova në një kanal një trup të mbuluar, me njërën dorë përjashta. Kur pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë dhe erdhën menjëherë. Kur filluan ekspertiza të bëj punën e saj panë që ishin dy trupa. Si fillim konstatova vetëm një trup sepse vetëm një dorë dukej, por ishin dy. Dy meshkuj. Nuk ishin vendas”,-tha ai. I pyetur nëse kishin armë në trup ai përgjigjet “po, mesa thanë ata (policia) kishin plagë në trup, me armë zjarri”.

Më tej nënvizoi se “Më shkuan sytë direkt sepse ishte kanali i mbuluar me dhe, pashë dhe thashë si ka mundësi që është mbushur ky kanal dhe kur pashë dorën e nxjerrë jashtë. Ishte vetëm parakrahu dhe dora e nxjerrë jashtë dhe lajmërova direkt policinë”, shprehet më tej banori. Vëllezërit janë gjetur të vrarë në një kanal dhe dyshohet se janë vrarë me katër plumba. Ata janë vrarë para tre ditësh dhe se trupi i tyre për tre ditë radhazi ka qëndruar në kanal. Mësohet se ata janë vrarë në ditën kur janë larguar nga shtëpia. Pasi janë ekzekutuar, vëllezërit Olldashi janë hedhur në një kanal vaditës pranë arave bujqësore në fshatin Zvirinë në Maliq.

Leave A Reply

Your email address will not be published.