Vuçiç betohet se do ta “ruajë” Kosovën

0 31

Në betimin e tij si President i Serbisë në të dytin mandat, Aleksandër Vuçiç, u betua edhe për mosnjohje të Kosovës shtet të pavarur.

Në njërën dorë Kushtetutën e Serbisë e në tjetrën Ungjill ortodoks ai u betua për “ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë”.

“Betohem se do t’ia dedikoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësinë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë integrale, si dhe të ushtrojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të minoriteteve, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet, të ruaj paqen dhe begatinë e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai raportuan mediat serbe.

Betimi i tij u shoqërua me duartrokitje, ku pastaj u përcoll edhe me himnin serb.

Ushqimet rreth iluzioneve se kinse do ta “ruajnë” Kosovën si pjesë të Serbisë vazhdojnë të jenë pjesë e reportuarit retorik të kastës politike serbe, të cilët, përveç një 10 ulëse në Kuvend të Kosovës, dhe komunave me shumicë serbe, praktikisht nuk kanë kurrëfar prezence në Kosovë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur edhe nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë dhe ndërkombëtarisht nga bota perëndimore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.