Wanda Nara dhe hakmarrja ‘sociale’ ndaj Icardit: Ajo tashmë ka filluar…

0 42

Marrëdhënia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi është ende në qendër të thashethemeve botërore. Nga Argjentina vijnë zërat e fundit për një hakmarrje të realizuar nga showgirl-ja 35-vjeçare nga Buenos Aires.

Ajo nuk e ka harruar vërtet tradhtinë e sulmuesit të PSG-së me China Suarez, që ndodhi vjeshtën e kaluar. Përkundrazi po planifikon gjithçka për ta bërë atë të paguajë.

Në rrjetet sociale, gjithçka duket se po shkon mirë mes Wanda Nara dhe Icardi, por në jetën e përditshme gjërat do të shkonin shumë ndryshe, sipas mediave amerikano-jugore.

Gruaja e sulmuesit të PSG-së duket ende e tërbuar, aq sa planifikoi hakmarrjen ndaj tij përmes rrjeteve sociale. Si e bëri këtë? Duke pëlqyer postime të ndryshme të meshkujve për të bërë xheloz Mauriton.

Ka qenë gazetari argjentinas Rodrigo Lussich, ai që ka zbuluar prapaskenën: “Wanda ka dhënë ‘like’ për fotot e vjetra të Bautista Bello. Ajo tashmë ka filluar të ndërtojë hakmarrjen e saj duke pëlqyer fotot e meshkujve të tjerë”.

Bello është një personazh shumë i famshëm në Argjentinë. “Këto pëlqime nuk ishin deri para disa ditësh, – shtoi drejtuesi i programit televiziv “Intruders”. – E gjitha është pjesë e planit të hakmarrjes së Wanda”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.