Wuhani i rikthehet normalitetit, hap panairin e madh tregtar

0 319

Qyteti nga ku u shfaq për herë të parë Covid-19, pra Wuhani, i është rikthyer jetës normale. Pandemia është lënë pas dhe për shumë ishte thjesht një ëndërr e keqe. Shkolla të hapura, ekonomi funksionale, jetë nate. Asgjë nuk mungon.

Autoritetet lokale kanë vendosur tashmë që në 28 nëntor deri në 6 dhjetor të presin dhe një konferencë ndërkombëtare të dedikuar për tregtinë dixhitale.

Eventi ka për qëllim t’i tregojë botës vitalitetin e ekonomisë së qytetit kinez. Në panair do të marrin pjesë diplomatë dhe delegacione tregetare nga 50 vende të botës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.