Wuhani i tregon botës normalitetin e ri

0 30

Wuhani ku besohet se nisi gjithçka, po tregon se duhet ende një rrugë e gjatë për të arritur në normalitetin e shumëpritur. Dyqane të shumta janë ende mbyllur, restorantet po operojnë vetëm me dërgesa dhe kur qytetarët dalin nga banesat, duhet ende të veshin pajisje mbrojtëse dhe të shmangin njëri-tjetrin. Pra, atmosfera në terren është shumë më ndryshe nga ajo e paraqitur nga zyrtarët e vendit komunist.

Ekspertët shuajnë optimizmin e autoriteteve kineze duke pohuar se do të duhen muaj për rimëkëmbjen ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto i provincës Hubei, ku bën pjesë dhe Wuhani, u tkurr me rreth 40% në tremujorin e parë të 2020. Një shqetësim serioz që shoqëron këtë normalitet të ri është shpërthimi i një vale të dytë përhapjeje të koronavirusit.

Shifrat e larta mund të sjellin rivendosjen e izolimit, çka do të shkaktonte një tjetër goditje të rëndë për ekonominë. Aktualisht, Kina nuk po mendon për rihapjen e palestrave apo kinemave, gjë e cila lë të kuptohet se nuk jemi aspak afër kthimit në normalitetin që e gjithë bota njeh, apo një forme të ngjashme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.