Xhaçka takon ambasadorin Soreca për hapat e Integrimit

0 26

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar sot me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, për nisjen e asistencës teknike në procesin e integrimit.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka thekson se do të angazhohen të gjitha burimet për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri-BE.

“Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI). Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri-BE”, shkruan ministrja.

Ambasadori Soreca theksoi se u diskutuan hapat e ardhshëm në prag të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. ”Në takimin e parë sot me ministren, Olta Xhaçka, diskutuam hapat e ardhshëm të integrimit në Bashkimin Evropian. Puna që duhet bërë në muajt e ardhshëm, por perspektiva është e qartë në prag të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Unë vlerësova Shqipërinë në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE-së dhe rolin pozitiv të saj në nivel rajonal”, shkruan Soreca. Po sot, ministrja Xhaçka do të ketë një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.