Yjet e pornografisë pjesë e reklamës së qeverisë në Zelandën e Re (VIDEO)

0 112

Së fundmi Zelanda e Re ka lancuar një fushatë të çuditshme reklamimi, kjo për të inkurajuar prindërit që të kenë një bisedë të sinqertë me fëmijët e tyre rreth marrëdhënieve seksuale. Në reklamë shfaqen 2 yje të pornografisë të cilët trokasin në shtëpinë e një djaloshi pa lajmëruar për të njoftuar nënën e tij se fëmija i saj ka vëzhguar në internet filma për të rritur.

Dy të rinj nga një film porno me emrin Sue dhe Derek mbërrijnë në pragun e shtëpisë së një djali, krejtësisht të zhveshur. Dyshja i tregojnë nënës së djaloshit se ai shikon filmat e tyre në laptopin e tij, në iphonen e saj, apo edhe në Playstation. ”Ne normalisht performojmë për të rritur, por djali juaj është vetëm një fëmijë”.

Reklama ka një mesazh të qartë dhe tepër serioz për prindërit, se si duhet të mbështesin fëmijët e tyre kur bëhen kuriozë për marrëdhëniet seksuale. Reklama ka si qëllim të inkurajoj prindërit të kenë biseda të hapura dhe të ndershme me fëmijët e tyre dhe se si ndryshon ajo çka shohin në internet nga marrëdhëniet e vërteta. Në faqen e internetit të qeverisë jepen këshilla të mëtejshme se si prindërit mund të flasin apo të nisin një temë kaq të ndjeshme më fëmijët e tyre adoleshentë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.