Ylli i Manchester United arrestohet për përdhunim dhe sulm fizik

0 181

Sulmuesi i Manchester United u arrestua nga policia angleze me akuzën e përdhunimit dhe sulmit fizik, si pjesë e një hetimi të nisur pasi disa foto dhe video u postuan në rrjetet sociale nga e dashura e tij, Harriet Robson, e cila e akuzoi partnerin për abuzim seksual, dhunë dhe keqtrajtim.

Pra, Mason Greenwood është në telashe. Ylli i ri i “Djajve të Kuq” u arrestua pasi u akuzua për dhunë në familje nga e dashura e tij. Harriet Robson, ky është emri i vajzës, që ka postuar në rrjetet sociale një sërë fotosh dhe videosh (më pas të hequra) me fytyrën të përgjakur dhe trupin plot mavijosje.

Klubi nga “Old Trafford” ka specifikuar se “Mason Greenwood nuk do të kthehet të stërvitet apo të luajë ndeshje deri në një njoftim tjetër”.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babai i vajzës: “Vajza ime është plotësisht e shkatërruar. Edhe unë gjithashtu, sepse Mason është pjesë e familjes sonë prej dy ose tri vitesh.

Muajt e fundit ata nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë, por ishin shumë të dashuruar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.