Yuri Kim paralajmëron drejtuesit e partive: Mos fyeni votuesit me kandidatët për deputetë

0 77

Ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë fare pranë dhe Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor të dakordësuar me 5 qershor, sikundër edhe ndryshimet kushtetuese, Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë me një porosi të qartë.

Përmes një postimi në twitter, Ambasadorja Yuri Kim shkruan “Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini vetë kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”.

Reagimi i Ambasadës amerikane vjen pasi në media qarkulloi lajmi për kandidimin e Gjin Gjonit për deputet nga Partia Demokratike, por që kjo e fundit e mohoi fill më pas një gjë të tillë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.