Yuri Kim preket nga Covid-19: Do kryej detyrat e mia në shtëpi

0 317

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim del pozitive nga Covid-19. Përmes një postimi në Twitter, Kim informon se do të punojë në kushtet e izolimit në shtëpi. Ambasadorja falënderon të gjithë personat që janë shqetësuar për të si dhe i kërkon që të qëndrojnë më vigjilent për shëndetin.

“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për Covid-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj”,- shkruan Yuri Kim në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.