Yuri Kim: Shqipëria jo në BE pa bërë Reformat. Lini lojrat dhe pazaret

0 12

Në një situatë të tensionuar politike, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka thënë se Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e BE-së, pa Reformat në Drejtësi dhe në atë Zgjedhore. Në një prononcim për median para se të hynte në KPA, ajo foli sërish për lojëra dhe pazare.

”Mesazhi është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që do populli shqiptar. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta keni pa Reformën Zgjedhore dhe pa Reformën në Drejtësi. Me këto nuk mund të bëni pazare. Është koha të lini lojrat dhe të realizoni reformën zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.