Zaptuan plazhin, gjobiten 3 subjekte

0 392

Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me policinë e shtetit zhvilluan në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid-19 duke gjobitur 3 subjekte me nga 5 mijë lekë.

Deri tani nuk ka dalë VKM-ja. ”Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe aktet normative do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve, deri dhe ndjekje penale”.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se plazhet do të hapen më 10 qershor dhe këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private.

Leave A Reply

Your email address will not be published.