Zbulohet dokumenti i Policisë që rrëzon Ramën për kontributet financiare

0 421

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri Edi Rama ka sqaruar në mbledhjen e sotme se askush nga administrata nuk është detyruar të japë para për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.

“Refuzoj komplet atë shpifjen që ne paskemi detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë, asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetare” deklaroi Rama.

Por, një dokument i firmosur nga drejtori i Policisë së Shkodrës është prova më e fortë kundërshtuese e asaj që deklaroi Rama. Sipas dokumentit, që është bërë publik tashmë edhe nga Partia Demokratike, një ditë pas rënies së tërmetit, drejtori i policisë së Shkodrës urdhëron efektivët të kontribuojnë financiarisht.

Madje ka përcaktuar edhe shifrat përkatëse për çdo kategori, duke filluar nga shefat e komisariateve, shefat e sektorëve e deri tek policët e thjeshtë.

Sipas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, me numër 1933 dhe datë 27 nëntor masa financiare ka qenë nga 2 mijë lekë për punonjësit civilë të Policisë, e deri tek 5 mijë lekë për titullarë të lartë.

Në urdhër përmendet neni 29, pika 2 e rregullores së Policisë së Shtetit, që në fakt nuk bën fjalë për thelbin e urdhrit, por për të drejtën se kush e nxjerr urdhrin.

Por, vetë Rama tha se punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem, nuk ka asgjë më detyrim, por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo, publike, do e bëjmë me ligj të posaçëm, asnjë organ i qeverisjes vendore, ndërmarrje e shoqëritë tregtare me kapital 50 për qind shtetëror për Vitin e Ri për darka e për valle”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.