Zbulohet e ardhmja e Ilir Dajës

0 378

Ilir Daja mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në Shqipëri dhe jo vetëm. Fama e tij ka prekur edhe Maqedoninë e Veriut, ku prej kohësh është folur për një kalim tek Shkëndija e Tetovës.

Së fundmi emri i Dajës është përfolur edhe për një rikthim tek Tirana sezonin e ri por vetë Daja e mohoi në mënyrë kategorike, duke shprehur edhe vlerësimin maksimal për punën e bërë nga Egbo.

Në Maqedoninë e Veriut nuk kanë asnjë dyshim, se Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës duke zëvendësuar në këtë post Ernest Gjokën. Referuar mediave maqedonase, Daja nuk do të vijë i vetëm në Tetovë por së bashku me të në këtë aventurë do ti bashkohet edhe sulmuesi i Partizanit, Eraldo Çinari.

“Sportmedia.mk”, shkruan se 23-vjeçari do të jetë një nga përforcimet e mëdha të Shkëndijës në merkaton e verës pasi kjo është një kërkesë e vetë teknikut kryeqytetas.

I njëjti burim bën me dije se palët kanë arritur marrëveshjen paraprake në parim, teksa mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë në ditën në vijim.  Klubit kuqezi pritet ti kushtoj jo pak kartoni i sulmuesit shkodran pasi Çinari është nën kontratë edhe për një vit me Partizanin ndërsa për të nuk mungojnë as ofertat nga Turqia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.