Zbulohet gjyqtari që votoi për shkarkimin e Presidentit Meta

0 226

Gjykata Kushtetuese publikoi mbrëmë pas orës 23:00 vendimin për Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij.

Në vendimin e shkurtuar thuhet se kreu i Shtetit nuk e ka shkelur Kushtetutën e për këtë arsye ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.

Brenda Kushtetueses 6 anëtarë kanë votuar kundër shkarkimit dhe vetëm njëri prej tyre ka votuar pro argumenteve të shumicës qeverisëse.

Burime brenda Kushtetueses bëjnë të ditur për Balkanweb se e vetmja votë pro shkarkimit ka qenë ajo e ish prokurorit Altin Binaj.

Ndërkohë gjashtë anëtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja kanë votuar kundër shkarkimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.