Zbulohet shkaku i “Sindromës Havana”

0 137

E ashtuquajtura ‘sindroma e Havanës’ – e cila deri tani ka prekur më shumë se 200 zyrtarë nga stafi amerikan me bazë jo vetëm në Kubë dhe Kinë, por edhe në Gjermani, Austri dhe Rusi shkaktohet nga një armë që lëshon energji elektromagnetike dhe ultratinguj, shkruan The Guardian.

Rusët kanë mohuar se kanë zhvilluar ose kanë përdorur një armë akustike që mund të synojë trurin. Raporti i shkencëtarëve të specializuar ia atribuon fenomenin misterioz të gjashtë viteve të fundit pajisjeve me përmasa të vogla që “fshihen lehtësisht” dhe lëshojnë valë të dëmshme elektromagnetike dhe ultratinguj, duke shkaktuar një sërë simptomash që nuk shpjegohen nga ana mjekësore.

Sipas një raporti nga një komitet i krijuar vitin e kaluar nga drejtori i Sigurisë Kombëtare Avril Haynes dhe drejtori i CIA-s, William Burns, këto pajisje kanë një rreze prej qindra metrash, madje edhe pas mureve, raporton abcnews.al

Burns dhe Haynes, në një deklaratë të përbashkët pas publikimit të raportit të mërkurën, thanë se megjithëse qëllimi i hetimit nuk ishte identifikimi i përgjegjësve, por rritja e kërkimit për shkaqet e sindromës fillimisht tek amerikanët në kryeqytetin e Kubës. Në përmbledhjen e raportit të publikuar thuhet se simptomat e sindromës janë “të ndryshme dhe mund të shkaktohen nga mekanizma të ndryshëm”.

Shpërthimi i sindromës në Havanë në vitin 2016 u pasua nga raste të shumta mes zyrtarëve amerikanë dhe kanadezë në Kinë, Gjermani dhe madje edhe në Uashington. Simptomat kryesore janë dhimbja e veshëve, probleme me shikimin, të përziera, pagjumësi, lodhje dhe marramendje.

Ka disa simptoma që zhduken shpejt por ka disa të tjera që zgjasin për një kohë të gjatë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.