Zbulohet një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave edhe në Tiranë.
Policia bën me dije në një njoftim paraprak se janë shoqëruar në Komisariatin Nr.6 disa persona.
Tiranë/Informacion paraprak
Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në Tiranë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 disa persona.
Ndërkohë që vijojnë veprimet hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.6.