Zbulohet shuma e majme që do merrte killer-i që do vriste Vuçiç

0 188

Mësohet shuma që do merrte killer-i që do vriste Vuçiç.

Personi që do vriste Presidentin serb, do të paguhej 1 mln euro.

Krimi ishte planifikuar të ndodhte në muajin shkurt sapo të niste fushata zgjedhore.

Për vrasjen e presidentit të Serbisë ishte punësuar një profesionist nga Çeçenia, shkruajnë mediat serbe.

Emri nuk është bërë ende me dije por ekzekutori është një vrasës profesionisht me përvojë të madhe në luftat që ka kaluar vendi i tij e me precizion të paparë në përdorimin e snajperit.

Kanë qenë liderët e klanit “Kavaç”, Radoje Zvicer, i njohur me pseudonimin Miki Plavi Debeli, i cili ndodhet në arrati që kishte punësuar Killer-in.

Ka dyshime që ai mund të ketë ikur në vendet e Amerikës Latine, por mendohet se në fakt është më i sigurtë në Mal të Zi. Kjo edhe sepse i ruhet grupit rival që do ta ekzekutojë.

“Zvicer fshihet jo vetëm nga policia, por edhe nga anëtarët e grupit rival, të cilët e mbajnë nën kontroll prej kohësh. Kur i shpëtoi kurthit në Kiev, pasi doli nga spitali, u kthye në Mal të Zi. Ishte vendi më i sigurt për të. Prej aty ai menaxhonte kontrabandën e kokainës. Aty ai kishte mbrojtjen e majës së shtetit,”-thotë burimi për mediat serbe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.