Zbulohet vendi me ajrin më të pastër në botë

0 325

Sipas studimeve të kryera në dekadën e fundit, rreth 80% të njerëzimit jeton në vende ku ajri që frymojnë tejkalon limitet e ndotjes të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekzistojnë ende vende në planet, ku mrekullisht ndikimi i shoqërisë njerëzore nuk ka mbërritur dhe ajri është i njëjti që mundësonte frymëmarrjen mijëra vite më parë. Studiuesit e universitetit të Kolorados kanë zhvilluar një studim unik, në kërkimin e vendeve me ajrin më të pastër në planet dhe fatkeqësish kanë piketuar shumë pak “oazë” të tilla.

Sipas studimit, një zonë që rrethon pjesë të Antarktidës ka rezultuar pothuajse totalisht e çliruar nga ndotja. Rezultati ka dalë pas udhëtimeve të shumta të kryera në atë pjesë të planetit dhe janë publikuar të hënën në revistën Shkencore e Akademisë Kombëtare të Shkencës në SHBA.

Leave A Reply

Your email address will not be published.