Zbuloi Ebolën, mjeku paralajmëron për të tjerë viruse vdekjeprurëse

0 302

”Njerëzimi do të përballet me një numër të pacaktuar virusesh vdekjeprurëse që vijnë nga pyjet e Afrikës”. Kështu thotë për ”CNN”, profesori Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ka ndihmuar në zbulimin e Ebolës në vitin 1976, dhe është në vijën e parë të kërkimit për patogjenet e reja që nga ai vit.

”Jetojmë në një botë ku shpërthimi i patogjeneve të reja është bërë diçka normale. Ky përbën kërcënim për njerëzimin. Duhet të kemi frikë, sepse Ebola nuk njihej, as Covid-i nuk njihej. Duhet të kemi frikë nga sëmundjet e reja”.

Në Kongo po studiohet një sëmundje që jep simptomat e Ebolës, por analizat e gjakut që iu bënë pacientes, e cila sot është shëruar, tregojnë se sëmundja e saj nuk ka lidhje me asnjë nga viruset që njohim deri më sot.

”Po, mendoj se po. Patogjenet po kalojnë shpesh e më shpesh nga kafshët te njeriu, pasi njeriu hyn në pyll për ta shfrytëzuar atë. Nëse hyn në pyll, ti i ndërron ekologjinë atij. Insektet dhe minjtë do të largohen nga aty dhe do të shkojnë në fshatrat pranë, duke sjellë viruset e reja. Te lakuriqët e natës janë vënë re mbi 10 koronaviruse, që ende nuk e dimë se sa të rrezikshme janë për njeriun”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.