Zbuluesi më të mirë i viruseve në botë, Lipkin: Me Covid-19 do jetojmë deri në fund të…

0 416

Paçka se vaksinat kundër Covid-19, janë krijuar dhe pritet që të dalin në treg shumë shpejt, lajme jo të mira jep epidemiologu amerikan Ian Lipkin, i cili një nga zbuluesit më të mirë të viruseve në botë.

Në një intervistë për gazetën “El Pais”, Ian Lipkin, i cili sot drejton Qendrën e Infeksionit dhe Imunitetit në Universitetin e Kolumbias, paralajmëron njerëzit se Covid-19 do të jetë mes nesh edhe pas daljes së vaksinës.

”Do të jetojmë me këtë virus deri në fund të jetës sonë. Nuk do të zhduket. Duhet të vaksinojmë të porsalindurit përgjithmonë. Do të jetë problem i vazhdueshëm. Nuk besoj se jeta do të kthehet në normalitet të plotë”,-thotë Lipkin.

Sipas tij, kur të nisë vaksinimi masiv do të ulet shumë niveli i infeksioneve. ”Vaksinat, bashkë me imunitetin që do të krijohet, do të bëjnë që në vitin 2022 të shikojmë një ulje drastike të numrit të viktimave. Virusi do të mbetet mes nesh, pasi ka shumë kafshë në të gjithë botën që do të shërbejnë si rezervuar për të”, theksoi Lipkin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.