Zelensky: Dua të bisedoj me Putinin, jo me ndërmjetësit e tij

0 23

Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Tërheqja e Rusisë nga Ukraina duhet të jetë një pikënisje për çdo diskutim midis dy liderëve, tha Zelensky.

“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadër të dialogut, jo ultimatume”.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi. Zelensky gjithashtu përjashtoi sugjerimet se Ukraina duhet të bëjë lëshime për hir të sigurimit të një marrëveshjeje paqeje që do t’i lejonte Putinit të “dilte i larë”, duke shtuar se Ukraina nuk do të bënte kompromis për integritetin e saj territorial.

Leave A Reply

Your email address will not be published.