Zelensky mban fjalim për shqiptarët: Qëndrimi juaj na kujton Nënë Terezën, mbyllni portet e plazhet për rusët

0 36

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të posaçme, ku në lidhje virtuale mbajti një fjalim presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Veç falënderimeve për mbështetjen e vendit tonë gjatë këtyre kohëve, kur Rusia ka nisur luftën gjakatare ndaj fqinjit të vet, kreu i shtetit ukrainas kërkoi të mos jepen viza për rusët, që të vijnë e të bëjnë pushime në plazhet tona.

Sipas Zelensky, mes tyre mund të ketë vrasës, persona që kanë bërë masakra në Ukrainë prej 24 shkurtit e këtej. Një “shuplakë” direkte për kryeministrin Edi Rama, i cili para pak ditësh njoftoi se rusët mund të vijnë pa asnjë pengesë, pa viza në vendin tonë, për të pushuar në bregdetin e Jonit apo Adriatikut.

“Që nga 24 shkurti nuk kemi pasur asnjë ditë të paqtë. Rusia i ka shndërruar gjithë ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. 120 fëmijë u vranë e 420 të tjerë u plagosën. Në qytetin tonë më të madh në lindje, 1/5 e të gjitha shtëpive është shkatërruar tashmë. Nuk ka ndërtesa të pashkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni.

Faleminderit për hapat konkretë në mbështetje të Ukrainës, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, na kujton Nënë Terezën shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën.

Besoj se së bashku, në mjediset evropiane, në përpjekjet tona do të jemi në gjendje ta parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bankat ruse duhet të shkëputen nga tregu global.

Ju duhet t’ia hiqni mundësinë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portet për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha, ose xhelatë të Mariupolit a të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë.

Kur të vendoset për bashkimin e Ukrainës, vota juaj do të jetë për ne. Dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër dhe përzemërsi më të madhe. Faleminderit Shqipëri. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj! Lavdi Ukrainës!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.