Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake dhe mobilizimit në Ukrainë

0 34

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekretin për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Dokumentet janë dorëzuar në Parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve.

Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.

Dekreti i parë i Zelenskyt për mobilizimin ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një “fazë të re, të gjatë lufte”.

Zgjatja e ligjit ushtarak në vend i jep lidershipit ushtarak fuqinë për të ndërhyrë në fusha të jetës civile – për shembull duke futur shtetrrethim, duke ndaluar udhëtimin dhe duke kryer kontrolle në shtëpitë dhe automjetet e civilëve.

Ai gjithashtu pezullon një sërë të drejtash që civilët kanë në kohë paqeje, duke përfshirë:

Paprekshmëria e shtëpive private
E drejta për korrespondencë private dhe biseda telefonike
E drejta për lirinë e lëvizjes, përfshirë largimin nga Ukraina
E drejta për të mbajtur takime, mitingje, marshime dhe demonstrata paqësore
E drejta për të punuar, për të kryer veprimtari sipërmarrëse dhe për të hyrë në grevë.
Sipas ligjit ushtarak që nga pushtimi, shtetrrethimi janë vendosur në periudha të ndryshme në qytete në mbarë vendin.

Meshkujt nga 18 deri në 60 vjeç janë ndaluar të largohen nga vendi, megjithëse ka disa përjashtime, si baballarët e më shumë se tre fëmijëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.