Zelensky: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare

0 29

Rusia ka shkelur “rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022, virtualisgt, udhëheqësi ukrainas tha: “Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi në 2014, jo më 24 shkurt 2022, Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”.

Presidenti dha shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së.

Ai tha se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit, duke pretenduar se Rusia ka “shtuar cinizmin maksimal në të gjithë pamjen” duke e shkelur atë. “Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”.

Memorandumi i Budapestit ishte një marrëveshje në vitin 1994 në të cilën Ukraina do të hiqte dorë nga armët bërthamore që kishte trashëguar nga epoka sovjetike, në këmbim të “garancive” për sigurinë e saj të ardhshme, të rënë dakord nga Rusia, SHBA dhe Britania.

Leave A Reply

Your email address will not be published.