Zëvendës shefi i NATO-s: Filanda dhe Suedia s’ka gjasa të shënjestrohen nga Moska

0 24

Zëvendës shefi i NATO-s ka folur këtë mëngjes, për Finlandën dhe Suedinë – dy vendet që kanë aplikuar për tu bashkuar me aleancën.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mirçea Geoana tha se kishte besim se dy shtetet do të bashkoheshin me aleancën pavarësisht kundërshtimeve nga Turqia.

“Ne kemi besim se Suedia dhe Finlanda do të bashkohen me radhët tona,” tha ai në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë të premten.

Ai foli edhe për ambiciet që ka lënë të kuptohet Vladimir Putin për të nisur më shumë pushtime në një përpjekje për të zgjeruar territorin e Rusisë.

Geoana theksoi se dy vendet nordike nuk kishin gjasa të shënjestroheshin nga Moska.

Ai tha se NATO nuk sheh shenja se Rusia ka “aftësinë ose synimet për të qenë ushtarakisht agresive kundër Suedisë dhe Finlandës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.