Zgjedhja e Presidentit të ri, OSBE kërkon proces gjithëpërfshirës

0 31

OSBE kërkon që procesi për zgjedhjen e Presidentit të jetë gjithëpërfshirës. Në një reagim, thuhet se ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës.

Sipas OSBE, ky proces gjithëpërfshirës do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri që do të zëvendësojë Ilir Metën, kryetari i Grupit të PS-së tenton të negociojë me opozitën për një emër që në këtë fazë.

Sot Balla takon Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun. Ndersa burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se Alibeaj nuk do të negociojë për një emër me maxhorancën pa u miratuar fillimisht drafti që ai i propozoi grupit të deputetëve. Sipas platformës së Alibeajt, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist, por kjo platformë është refuzuar nga PS.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka bërë edhe njëherë të qartë se maxhoranca nuk do të diskutojë me Sali Berishën apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai shtoi se maxhoranca pret që Grupi Parlamentar i PD-së me Enkelejd Alibeajn t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për t’u ulur në bisedime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.