Zgjedhjet lokale të 6 marsit, LSI paraqet kërkesën për regjistrim pranë KQZ-së

0 218

Lëvizja Socialiste për Integrim është regjistruar pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

KQZ shpërndan sot kërkesën e LSI për regjistrim në zgjedhjet për kryebashkiakë në gjashtë bashki.

Siç shihet në kërkesën e dërguar në KQZ, LSI do të marrë pjesë në zgjedhje në bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë e Rrogozhinë. Ndërkohë, në vijim pritet që partitë politike të publikojnë edhe emrat e kandidatëve për kryebashkiakë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.