Zgjedhjet në 61 degë të PS, shtyhet afati i aplikimeve për kandidatët

0 23

Partia Socialiste njofton se është shtyrë deri më datën 31 maj afati i aplikimit për kandidatët e 61 degëve të partisë.

Afat i aplikimeve skadoi ditën e sotme, por sipas PS, ka patur interes të lartë për pjesëmarrje, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit.

Në njoftimin e PS thuhet se kjo periudhë shtesë do të shërbejë edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.

Njoftimi i PS

Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor.

Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot, marrë në konsideratë interesi i lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve dhe propozimeve deri në datën 31 Maj.

Kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.

Çdo kandidaturë duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor. Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.