Zgjedhjet për kreun e PD, ja kur është afati i fundit për kandidatët për t’u regjistruar

0 49

Janë 4 ditë për dorëzimin e dokumentacionit të atyre që duan të kandidojnë për kreun e ri të PD.

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përmban:

1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim;
2. Curriculum Vitae;
3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.