Zgjedhjet Presidenciale, Biden në prag të 270 votave elektorale

0 384

Bota është me sy nga Amerika, por aty vijon numërimi i votave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Sipas CNN, në Xhorxhia dhe Pensilvani, Joe Biden ka parakaluar Donald Trump.

Në Pensilvani, kur janë numëruar 99% e votave, Biden ka kaluar për herë të parë në avantazh. Aktualisht ka 5587 vota më shumë sesa Trump, i cili nuk ka ndërmend që të pranojë fitoren e kundërshtarit të tij.

CNN citon burime nga Shtëpia e Bardhë që kanë konfirmuar se Trump nuk do të pranojë rezultatin edhe nëse humbet në një nga shtetet që janë ende në diskutim, hipotezë kjo që do t‘ia shuante shpresat për të arritur 270 vota elektorale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.