Zgjedhorja, Përmeti: Nëse marrëveshja nis me trafikim votash, procesi minohet

0 311

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, thotë se palët që kanë e kanë firmosur marrëveshjen e arritur në 5 qershor, nuk e quajnë Reformë Zgjedhore.

”Nuk quhet Reformë Zgjedhore, madje edhe vetë palët që kanë firmosur nuk e quajnë ashtu. Duke mos qenë përpara një reforme, është e vështirë që ajo të votohet në Parlament. Unë nuk mund të votoj një marrëveshje që nuk e prek fare sistemin zgjedhor”,tha në a2.

Sipas tij, duke u kërkuar hapja e listave, deputetët po kërkojnë thjesht që të garojnë dhe të mos jenë servilë ndaj kryetarit të partisë për një vend në Parlament.

Përmeti theksoi se PS-ja i ka 74 vota dhe mund të bëjë edhe 84 vota, aq sa i duhen për të kaluar në Parlament marrëveshjen, por kjo pastaj do të thotë se i ka trafikuar këto vota. ”Nëse kjo marrëveshje nis me trafikim votash në Parlament, i gjithë procesi është i minuar që në fillim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.