Zgjerimi i Greqisë, Shehu: Rama shkatërroi marrëveshjen e 2009, s’ka më të drejtë të negociojë

0 318

Duket sikur në Mesdhe çështja e nxehtë e definimit të kufijve detarë ka arritur një pike kulmore. Greqia pas marrëveshjeve me Egjiptin dhe Italinë, kërkon diçka të tillë edhe me Shqipërinë dhe Turqinë. Për ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehu, Greqia ka të drejtën e saj që të kërkojë zgjerim të hapësirës së ujërave të saj territoriale. Ai tha se marrëveshja e arritur me Greqinë në vitin 2009, u shkatërrua për arsye politike nga kryeministri Edi Rama, asokohe lideri i opozitës.

”Dua të theksoj se nuk kemi pse të akuzojmë Greqinë. Greqia ka të drejtën e saj, të tentojë, të kërkojë, të përpiqet të krijojë një zgjerim të hapësirës së ujërave të saj territoriale. Kjo është e kuptueshme. Problemi është që këtu përfshihet Shqipëria. Kjo tregon atë që Shqipëria bëri shtrembër këto vite, pikërisht duke shkatërruar marrëveshjen e 2009. Një marrëveshje krejt normale, brenda standardeve europiane, me një distancë 6 milje nga bregu. Realisht u fut në këtë vorbull anatemie vetëm për arsye politike të Ramës, për ta përdorur si një mjet spekulativ politik, gjë që i ka shkaktuar një dëm të madh Shqipërisë”,- tha për ”Ora News”.

Sipas tij, marrëveshja e vitit 2009, ishte më e përshtatshmja për të dyja vendet dhe më racionalja dhe se do të jetë e vështirë të bëhet përsëri një e tillë. Ai tha se MInistria jonë e Jashtme ka mbetur pa kokë lidhur me këtë çështje. Shehu u shpreh se kjo qeveri shkatërroi marrëveshjen e 2009-ës, por dhe marrëdhëniet me Greqinë. Për të kjo qeveri është në ikje dhe nuk ka më të drejtë të negociojë.

”Nuk është një marrëveshje thjesht teknike. Ka elementë të thellë politikë brenda saj. Ka elementë të thellë rajonale. Ka elementë të thellë të rolit të Shqipërisë. Nuk është thjesht çështje e dy gjeografëve. Përndryshe nuk do kishte nevojë të ratifikohej në parlament dhe as të drejtohej nga një proces politik. Kjo qeveri shkatërroi marrëdhënie me Greqinë, shkatërroi marrëveshjen e vitit 2009. Pastaj, kjo qeveri duhke treguar një servilizëm të thellë, kujtoi se do i rregullonte marrëdhëniet me Greqinë, me këngë e me valle. Kjo qeveri e cila ka krijuar një mjeg kaq të madhe të këtij procesi, nuk ka më të drejtojë të negociojë më. Kjo është qeveri në ikje,janë muajt e fundit të saj. Kemi një parlament që nuk nuk ka të drejtë dhe nuk mund të marrë në shqyrtim çështje të tilla. Nuk kanë as të drejtë morale. Për mua kjo është kapitull i mbyllur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.