‘Zhvishesh në mes të shtëpisë’, ish-vjehrra: Turp të kesh, të kam mbajtur si vajzën time

0 146

Në debatin e nxehur mes Fabianit dhe Danielës, dy ish-bashkëshortëve në sallën e “Shihemi në Gjyq”, përfshihet edhe nëna e tij. Zonja Shqiponja ishte duke dëgjuar akuzat e Danielës që e kanë shqetësuar së tepërmi atë dhe të birin gjatë javës së shkuar.

Përveç fjalëve që Daniela tha të dielën e kaluar, Fabiani thotë se ajo ka shpifur në sallën e gjykatës për nënën e tij për vepra të pamoralshme.

Fabian: Shpifi për nderin e mamasë time, shpifi për nënën time sa dhe salla në Berat është habitur. Tha “këta janë familje e shthurur, mamaja e këtij ka fjetur me këtë në krevat, mamaja e këtij zhvishet lakuriq në syrin e këtij”, ka shpifur për nderin e mamasë sime ajo.

Shqiponja: Është e vërtetë, ta ketë për turp. Turp të ketë!

Daniela: Zonja, Eni është e vërtetë. S’e kam për turp fare.

Shqiponja: Turp ta kesh! Të vijë turp të vijë!

Daniela: O po zhvishesh në mes të shtëpisë, po rri tani!

Shqiponja: Hedh baltë mbi mua ti që të kam mbajtur tamam si vajzën time!

Daniela: Se si më ke mbajtur është puna jote moj!

Shqiponja: Turp të kesh, jazëk të qoftë, more vesh? Siç kam mbajtur djalin tim të kam mbajtur edhe ty.

Fabian: Mamaja ime prapë ia fali se tha kam çun vetë. Avokati që kam në Berat tha ajo merr burg 1-3 vjet e mamaja ime ia fali.

Shqiponja: Neve kjo na erdhi tamam si bombë, pra të dielën që kaloi. Telefonatat nuk kishin të mbaruar, thamë çfarë ishte kjo se nuk dinim gjë fare. Tani kjo pa pikën e turpit shan Fabianin, hedh baltë mbi veten time, me ç’të drejtë?

Daniela: E ke bërë veten ti moj zonjë, e ke bërë veten.

Shqiponja: Prit moj të flas unë se ti nuk ke pikën e respektit moj vajzë. Kush zhvishet lakuriq moj, ai është evlati im.

Ardit Gjebrea: Sa më shumë flet, aq më fajtore del. Zonja me edukatë të dëgjoi e po flet, po bën një pyetje…

Daniela: Po thotë një gjë të pavërtetë.

Ardit Gjebrea: Nga se ke frikë?

Daniela: Nga askush.

Ardit Gjebrea: Atëherë dëgjoje.

Shqiponja: Dëgjomë mua! Unë e kam denoncuar këtë, i hapa padi dhe më ndryshoi mendja sërish se thashë “gjynah se është nëna e fëmijës”. “Ti ke fjetur me djalin tënd”, i tha çunit, jo mua. “Ti ke fjetur me nënën tënde”, është turp, nuk e mban maja e lapsit, është turp, si s’i vjen zor që ma tha mua atë fjalë dhe djalit tim. Megjithatë, unë shkova dhe e hoqa se thashë kam edhe unë një vajzë se ishte 1-3 vjet burgu që do bënte kjo, nesër kur të rritet çuni, do më paragjykojë mua si gjyshe “pse ma fute nënën në burg?”, i mendova shumë thellë këto gjëra. Por ajo t’i vijë turp e zor se e kam mbajtur tamam si vajzën time.

Leave A Reply

Your email address will not be published.