Zjarr i fuqishëm në Tetovë, policia thirrje banorëve: Mos dilni!

0 22

Një zjarr i madh ka përfshirë ish-fabrikën e duhanit në Tetovë.

Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Raportohet se nga flakët është përfshirë një depo e një kompanie ndërsa nga Policia e Tetovës thonë se nuk ka të lënduar.

Teksa tymi ka “pushtuar” zonën, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nëpër rrugët e qytetit.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që më vonë të dalin më shumë detaje rreth këtij zjarri

Leave A Reply

Your email address will not be published.