Zyrtare/”Fuego” sërish në Eurovision, këngëtarja shqiptare do të përfaqësojë Qipron

0 267

”Fuego (zjarr)”, pritet të ndez skenën e ”Eurovison Song Contest 2021”. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira, do të rikthehet për herë të tretë në Eurosong.

Pas herës së parë që përfaqësoi Qipron në 2018 dhe një vit më pas si e ftuara nderi në finalen e madhe në Izrael, në 2021 ajo do të jetë sërisht përfaqësuesja e Qipros.

Sipas mediave të huaja, Eleni Foureira pranoi propozimin zyrtar nga RIK për përfaqësimin në Eurovizion. Kjo është hera e parë që RIK propozon publikisht në mënyrë zyrtare një artist për Eurovision 2021.

Tashmë fansat presin këngën shpërthyese të Eleni Foureira, e cila në çdo dalje të saj elektrizon skenën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.