Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë “çmontuar” një rrjet spiunazhi rus

0 30

Shërbimet e sigurisë ukrainase thonë se kanë “çmontuar” një rrjet spiunësh rusë, njëri prej të cilëve punonte në Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, tha një zyrtar vendas.

Oleksiy Arestovich, një këshilltar i presidencës ukrainase, i cili foli për agjencinë e lajmeve Ukrinform, nuk bëri të ditur numrin e anëtarëve apo ndonjë detaj tjetër.

“Ata synonin të rrëzonin një aeroplan pasagjerësh mbi Rusi dhe Bjellorusi, në mënyrë që të fajësonin Ukrainën”, tha ai.

Por është e pamundur që ky informacion të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.