10 milionë të prekur, SHBA-ja regjistron rekord rastesh të reja

0 372

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të jenë në krye të listës së vendeve më të goditura nga pandemia e Covid-19, në një kohë kur numri i personave të prekur me virus në botë ka shkuar mbi 10 milionë.

Ditët e fundit është rikthyer sërish ankthi në vend me numrin e rasteve të reja që kanë arritur në nivele tepër të larta që nuk ishin regjistruar më parë as gjatë të ashtuquajturit piku i pandëmisë.

Sipas të dhënave të fundit nga universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 45 mijë persona të tjerë të infektuar në 24 orët e fundit, shifër kjo më e lartë krahasuar dhe më një ditë më parë.

Rritja e ndjeshme e numrit të të infektuarve ka detyruar autoritetet në disa shtet të rimendojnë vendimin e tyre për rihapjen e ekonomisë. Që nga nisja e pandemisë në SHBA numërohen 2.5 milionë persona të infektuar dhe 127 mijë viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.