1175 persona janë përgjuar në Shqipëri

0 315

Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2020, SPAK informon se janë përgjuar 1175 persona. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përveç hetimeve që kryen ndaj grupeve kriminale apo ndaj zyrtarëve të korruptuar, ka një bashkëpunim të ngushtë mes partnerët e saj të vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë një viti në SPAK, kanë mbërritur plot 69 letër-porosi, ku është kërkuar informacion për grupe kriminale shqiptare apo persona me rrezikshmëri që e ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit. Kërkesat e mbërritura nga SPAK, nga autoritetet e huaja janë për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, organizimi dhe drejtimi i organizatës kriminale.

Për këto vepra penale autoritetet e huaja kanë dërguar në SPAK 31 kërkesa, ku kërkohet informacion për personat e përfshirë në aktivitet kriminal. Trembëdhjetë kërkesa, ku i kërkohet informacion Prokurorisë së Posaçme kanë të bëjnë pastrim të produkteve të veprës penale, të shoqëruar me trafikim të narkotikëve.

8 kërkesa kanë mbërritur për trafikim te qenieve njerëzore. 9 kërkesa kanë të bëjnë me trafikun e qenieve njerëzore. Po ashtu edhe 4 kërkesa ku kërkohet informacion për persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete terroriste.

Leave A Reply

Your email address will not be published.