14 viktima dhe 1059 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

0 319

Vijojnë që shifrat të jenë të larta në Shqipëri. Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 14 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1531. ”5 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Mat, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 40 -82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, edhe rastet e reja nuk janë ulur. Janë kryer 3982 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1059 qytetarë. ”363 raste në Tiranë, 103 raste në Elbasan, 98 raste Kavajë, 75 raste në Lushnje, 52 raste Berat, 50 raste në Kuçovë, 44 raste në Durrës, 38 raste në Krujë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Shkodër, 23 raste në Gjirokastër, 16 raste në Fier, 15 raste në Librazhd, 9 raste në Gramsh, Mat, 8 raste në Përmet, Lezhë, Kukës, 7 raste në Cërrik, Kamëz, Korçë, 6 raste në Skrapar, Tepelenë, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Peqin, Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, 3 raste në Patos, Vorë, Kolonjë, Kurbin, 2 raste në Himarë, Bulqizë, Dibër, Belsh, Pogradec, Devoll, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Maliq, Selenicë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Ura Vajgurore, Has”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,243 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e Covid-19.

COVID-19 – Statistika ( 12 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1059
Të shëruar në 24 orë 881
Të shtruar në spitale 502
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 3982
Testime totale 406,399
Raste pozitive 90,835
Raste të shëruara 55,243
Raste aktive 34,061
Humbje jete 1,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19929
Fier 2927
Durrës 1677
Elbasan 1515
Shkodër 1510
Vlorë 1766
Lezhë 1108
Korçë 1030
Berat 1011
Gjirokastër 761
Kukës 470
Dibër 357

Leave A Reply

Your email address will not be published.