1500 këngë në 66 vite Eurovision/ Këngëtarja nga Sllovenia: Mbretëresha mbetet Rona Nishliu

0 47

Për herë të parë në 66 vite, Festivali Europian i Këngës, nuk do të mbahet këtë vit si pasojë e Covid-19 por kjo nuk do të thotë se këtë edicion nuk pati këngë dhe bujë. Faqja zyrtare e Eurovision-it në Youtube, çdo ditë ka sjellë interpretime live dhe intervista me artistët e këtij viti, ku ndër të tjera, është pyetur për 3 këngët më të mira.

Përfaqësuesja e Sllovenisë, Ana Soklič, ka treguar se në vendin e parë si këngën më të mirë të Eurovisionit në 66 vite histori, ajo ka artisten nga Shqipëria, Rona Nishliu, e cila përfaqësoi vendin tonë në vitin 2012 me këngën Suus, ku mban ende poyicionin më të mirë, atë të vendit të pestë.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e Sllovenisë, Ana Soklič, thotë se vlerëson origjinalitetin e këngës, të cilin e sheh si përshkrim të kësaj jete, të gjithçkaje midis dritës dhe errësirës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.