2021, viti i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë

0 345

2021 do të jetë një vit zgjedhjesh në Kosovë. Përveç aty parlamentare që mbahen më 14 shkurt, janë edhe ato lokale që sipas kalendarit të rregullt, pritet të mbahen në tetor. Diskutimet tashmë kanë filluar.

”Besoj se është prej intervistave të fundit që e them se ende nuk kam vendosur. Shumë shpejt mendoj se do të vendos”, tha Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës nga PSD. Plan për të qëndruar në krye të Gjilanit, e mos garuar në zgjedhje nacionale apo të merret me detyra të tjera në LDK, nuk ka as kreu aktual i kësaj komune.

”Deri atëherë nuk kam asnjë plan tjetër, asnjë kërkesë tjetër. Dua t’iu qëndroj besnik qytetarëve të Gjilanit të cilët më kanë votuar për katër herë për të qenë kryetar i Gjilanit, tri herë të jem deputet i tyre dhe tri herë për të qenë përfaqësues në qeveri”,-tha Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit nga LDK. Zgjedhjet e fundit vendore për 38 kryetarë komunash, janë mbajtur në tetor të vitit 2017.

Leave A Reply

Your email address will not be published.