26 raste të reja në 24 orë, 12 prej tyre personel mjekësor

0 352

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë. Aktualisht janë 220 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076.

Covid-19-Statistika (28 Maj 2020)

Testime totale-15319
Testime molekulare-13993
Testime serologjike-1326
Raste pozitive-1076
Raste të shëruara-823
Raste Aktive-220
Humbje jete 33-(Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë-122
Durrës-51
Krujë-17
Shkodër-12
Kamëz-9
Berat-6
Fier-2
Korçë-1

Leave A Reply

Your email address will not be published.