4 vjetori i Reformës në Drejtësi/ Gjata: Politika e korruptuar është në pushtet, organe drejtësie s’kemi

0 35

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, përmes një postimi në facebook ka publikuar një analizë me rastin e 4-vjetorit të Reformës në Drejtësi. ”Në vitin 2015, kur filluan debatet për refomën në drejtësi, kam arsyetuar në media se kjo reformë dhe Vetting-u duhen filluar nga politika dhe jo nga drejtësia. Korrupsioni në Drejtësi është pasojë e atij politik dhe sëmundja duhet luftuar nga shkaku, jo nga pasoja. Ithtarët e reformës dhe “gjenitë” e kushtetutës kundërshtonion se reforma në drejtësi do sjellë luftën kundër politikës së korruptuar”.

Analiza e plotë

Si sot katër vjet më parë u miratua reforma në drejtësi. D.m.th. ndryshimet kushtetuese në kapitullin e drejtësisë. U shfuqizua totalisht sistemi kushtetues i drejtësisë i ndërtuar jo larg, por në 1998-ën dhe u miratua totalisht një sistem i ri drejtësie, pothuaj i pangjashëm me të parin.

Si u realizua ky sistem??

U ndërtua një sistem drejtësie tepër i ndërlikuar, i anatemuar ashpër nga Komisioni i Venecias dhe i panjohur në asnjë vend demokratik, pra një eksperiment i kryer për herë të parë në Shqipëri; U ndërtua nga një grup ekspertësh teknicienë ndërkombëtarë, të panjohur, pa CV, dhe pa asnjë të dhënë të profesionalizmit të tyre (kjo nuk shmang përgjegjsinë e ekspertëve shqiptarë që firmosën me sytë mbyllur); U ndryshua Kushtetuta pa marrë parasysh pasojat që sjell kjo në organet e drejtësisë në kohë dhe ja ku jemi tre vite pa organe kryesore të drejtësisë (pa Gj.Kusht.) U miratuan 40 ligje të reformës në mënyrë të njëanshme nga qevria Rama, të cilët prishën edhe atë pak cilësi, që vinte nga konsensusi kushtetues.

Pas katër vitesh çfarë rezultatesh kemi?
Nuk është ngritur akoma Gjykata Kushtetuese;
Nuk është ngritur akoma Gjykata e Lartë;
Nuk ka përfunduar ndërtimi i SPAK-ut (do hetojë politikanët e lartë për korrupsion), si institucion i ri i pavarur hetimi; Nuk është ngritur akoma Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), që sipas tam-tamave do të jetë FBI shqiptar dhe është askund; Dhe të gjitha këto pas katër vitesh miratimi dhe detyrimi në kushtetutë.

Kemi një KLP (emëron dhe shkarkon Prokurorët) familjare me Kryeministrin;
Kemi një KLGJ (emëron dhe shkarkon Gjyqtarët) të kapur nga Kryeministri;
Kemi një KED (emëron gjyqtarët kushtetues), që skandalizoi edhe Kom.e Venecias me mashtrimin e rastit Dvorani, dhe që dështon me sukses të madh në emërimin e anëtarëve të kushtetueses, rasti i fundit ku nga 9 kandidatë, nuk u zgjodh asnjëri. Kemi një ILD (Inspektori që propozon shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar), i cili jo vetëm është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe arsye nepotike, por le të më thotë dikush çfarë ka bërë këto 6 muaj. Kemi një trupë prokurorie dhe gjyqësore sot, të shkatërruar psikologjikisht në pritje të vetingut si i dënuari në pritje të pushkatimit.

Dhe i fundit: VETINGU – me standardet e tij legjendare të dyfishta. Për të njëjtat arsye që largohet një gjyqtar, mbahet në punë një tjetër. Shkurt, Vetingun e kalon vetëm ai që ka mik pashanë, më falni Edi Ramën. Nuk ka asnjë plan se si do të zëvëndësohen ata që shkarkohen nga Vetingu. E pra prokuroritë dhe gjykatat po shkojnë drejt zbrazjes.

Në vitin 2015, kur filluan debatet për refomën në drejtësi, kam arsyetuar në media se kjo reformë dhe Vetting-u duhen filluar nga politika dhe jo nga drejtësia. Korrupsioni në drejtësi është pasojë e atij politik dhe sëmundja duhet luftuar nga shkaku, jo ngaa pasoja. Ithtarët e reformës dhe “gjenitë” e kushtetutës kundërshtonion se reforma në drejtësi do sjellë luftën kundër politikës së korruptuar. Dhe çfarë ndodhi? Ku jemi sot pas 4 vitesh? Politika e korruptuar është në pushtet, organe drejtësie s`kemi. E di, që do më thonë, se të gjitha këto i dimë, po cila është zgjidhja? Kushtetutë e re e dalë nga një kompromis i madh historik dhe një pranim gjithëpopullor. Mendimi im.

Leave A Reply

Your email address will not be published.